Suretu El Alak

Nga Wikibooks

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.

2. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.

3. Lexo për Zotin tënd Bujar!

4. Është Ai që ua mësoi pendën.

5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufintë,

7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.

8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.

9. A më tregon atë që pengon,

10. një rob kur ai falet?

11. ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?

12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.

13. A më trego nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)?

14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?

15. Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.

16. Floku rrenacak, mëkatar.

17. E ai le t’i thërret ata të vetët.

18. Ne do t’i thërrasim zebanitë.

19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.